Urime Shqipëri! E përditshmja suedeze flet shqip
Shqipëria preu për herë të parë një biletë në finalet e Kampionatit Europian të Futbollit. Nuk kishte si ky sukses, që shqiptarët e konsideronin ëndërr deri dje, të mos tërhiqte edhe vëmendjen e medieve të huaja.
Disa media kanë kapërcyer çdo limit.
Expressen.se ka uruar në gjuhën shqipe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
E përditshmja suedeze Expressen.se në edicionin e saj online në internet e ka pasqyruar kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016, që do të mbahet në Francë.
Ajo që e bën më të veçantë raportimin e kësaj gazete është fakti që ka uruar në gjuhën shqipe me titullin “Urime Shqipëri”.
Në artikullin rreth suksesit historik të Shqipërisë kjo gazetë e ka marrë një prononcim edhe nga futbollisti kosovar i Malmos, Agon Mehmeti, derisa i ka cituar edhe fjalët e kapitenit të kuqezinjve, Lorik Cana pas ndeshjes në Jerevan. Shqipëria fitoi 3-0 në Armeni dhe fluturoi direkt për në Paris.
KOHA JONË SONDAZH

