Urrejtja e frikshme në Serbi, tifozi: Uroj që të rrëzohet një meteor dhe të vrasë të gjithë futbollistët …

Urrejtja e tifozëve të Partizanit të Beogradit për rivalët e Crvena Zvezdës, kalon çdo kufij të mundshëm. Këtë gjë e vërteton një postim i bërë në “Twitter”, nga një tifoz i Partizanit i cili mallkon që në datën 25 gusht, teksa të jetë duke u luajtur sfida mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, të rrëzohet një meteor i madh në mesin e fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët e skuadrës serbe, ndërsa për lojtarët e Tiranës, shkruan se shpreson që të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jetë në fushë.

Ndërkohë në këtë postim skandaloz është përfshirë dhe zëvendës presidenti i Partizanit të Beogradit, Vladimir Vuletiç, që i ka bërë “like” postimit. Kjo gjë ka shkaktuar një bujë të madhe në mediat serbe.

“Nëse më pyesin se cilën skuadër do të mbështes në sfidën Tirana-Zvezda, nuk do të bëj tifoz për asnjërën skuadër. Do të bëj tifoz për një meteor të madh, i cili dua që të rrëzohet në mes të fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët. Ndërsa për lojtarët e Tiranës, shpresoj të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jenë në fushë”, shkroi tifozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?