Uruguai-Koreja e Jugut/ Betejë në 45 minutat e para, Godin ndalet nga shtylla
Uruguai dhe Koreja e Jugut nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Ka qenë një betejë e vërtet, mes dy ekipeve që po luftojnë për çdo top në mesfushë.
Koreja ka qenë shumë e rrezikshme në fazën sulmuese. Në minutën e 34-t, Ui-Jo Hwang ju afrua shumë golit të avantazhit, por për fatin e tij të keq goditja do të përfundonte jashtë kuadratit.
Shansi më i artë ishte për Uruguain. Në minutën e 43-të, pas një kërcimi të bukur, Diego Godin godet mjaft mirë me kokë, por tentativa e tij stampohet në shtyllën e djathtë të portierit. /R.Lika-Koha Jonë/