Uruguai ndalet nga shtyllat ndaj Koresë së Jugut, duel spektakolar (VIDEO)

Uruguai dhe Koreja e Jugut nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në duelin e luajtur sot në orën 14:00. Koreja ka qenë shumë e rrezikshme në fazën sulmuese. Në minutën e 34-t, Ui-Jo Hwang ju afrua shumë golit të avantazhit, por për fatin e tij të keq goditja do të përfundonte jashtë kuadratit.

Shansi më i artë ishte për Uruguain. Në minutën e 43-të, pas një kërcimi të bukur, Diego Godin godet mjaft mirë me kokë, por tentativa e tij stampohet në shtyllën e djathtë të portierit.

Në pjesën e dytë, Koreja luan më mirë, duke pretenduar dhe për një penallti pasi Bentancur tërhoqi një nga kundërshtarët në zonë, por arbitri francez Turpin vijoi lojën.

Nunez në krahun tjetër ju afrua golit me një goditje në hyrje të zonës që shkoi ngjitur me kuadratin. Në minutat e fundit, goditja spektakolare e Valveredes do të ndalej vetëm nga shtylla, njësoj si në pjesën e parë.

Koreja u kundërpërgjigj sërish në të njëjtën mënyrë me një goditje të Son që shkoi ngjitur me portën. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP