Uzuni: Izraeli më lart se Islanda, fitorja është e vetmja rrugë
Myrto Uzuni është gati që të japë kontributin e tij në duelin e dytë ndaj Izraelit pasi munguan në sfidën e parë. Në konferencën për shtyp, sulmuesi beratas sqaroi situatën e tij dhe u shpreh optimist për një rezultat pozitiv.
“Kam pasur shqetësim në kavilje që kur isha me Granadan, e lëndova edhe këtu, në kombëtare, por tani jam shumë mirë.
Pika me Islandën? Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë, sepse edhe një pikë është shumë mirë për ne. Po luftojmë për vendim e parë, kështu që jemi brenda objektivave.
Izraeli? Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë. Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë.
Granada? Jam rritur duke parë Ronaldo dhe Messi, nuk më vjen keq pse lashë Ferencvarosin për Granadan. Futbolli kështu e ka, jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehem në nivel të lartë”, u shpreh Uzuni.
KOHA JONË SONDAZH

