Uzuni: Kemi shanse të barabarta për të shkuar në Kupën e Botës 2026
Pas një viti të suksesshëm që e çoi Shqipërinë në playoff-et e Botërorit 2026 tani te Kuqezinjtë po mendojnë për ndeshjet e marsit. Sulmuesi Myrto Uzuni thotë se mundësitë për të shkuar në fazën finale janë të barabarta.
“Shanset janë pasi Polonia nuk është Anglia apo Gjermania. Shanset janë të barabarta me Poloninë, pastaj në fushën e lojës kush do të gabojë më pak do të fitojë ndeshjen”, tha Uzuni.
Nëse Shqipëria kalon Poloninë do të luajë po në transfertë me fituesin e përballjes Ukrainë-Suedi. Uzuni thekson se nëse Kombëtarja të jetë në këtë Botëror që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të ishte një arritja më madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe më atë personalisht.
“Për gjithë shqiptarët edhe për mua do të ishte diçka e madhe. Do të ishte arritja më e madhe në karrierën time”, tha ai.
Myrto Uzuni ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
KOHA JONË SONDAZH

