Uzuni kërkohet nga Olympiacos, por çmimi tremb skuadrën greke

Myrto Uzuni është një nga futbollistët më në formë të Kombëtares sonë. Sulmuesi kuqezi po bën një sezon të shkëlqyer ku deri tani ka shënuar 12 gola e ka dhënë 6 asiste në 26 ndeshje në kampionat dhe 3 gola të tjerë në Europë.

Numra të tillë kanë rënë në sytë e Olympiacos ku një nga gazetat prestigjioze greke vuri në faqe të parë foton e sulmuesit shqiptar i cili kërkohet nga kampionët e Greqisë. Në shtypin helen bëjnë të ditur se ka patur bisedime dhe një interesim për kartonin e sulmuesit të Ferencvaros ku zbulohet se kampionët e freskët të Hungarisë i kanë kërkuar 4 milionë euro për ta lënë të lire në verë.

Një shumë e tillë konsiderohet e lartë nga Olympiacos teksa Ferenvarosi e bleu për 1.8 mln Euro futbollistin shqiptar një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit. Në Hungari flasin për një situate ndryshe pasi shtypit vendas nuk u rezulton të ketë patur bisedime direkte me Ferencvaros për transferimin e sulmuesit e aq më pak një ofertë zyrtare për ta.

SHKARKO APP