Uzuni: Ndeshje speciale, dua të aktivizohem më shumë nga Reja!

Myrto Uzuni foli pas triumfit 1-0 që Kombëtarja arriti në shtëpi ndaj Hungarisë. Sulmuesi u shpreh se dëshiron të aktivizohet më shumë me kombëtaren.

“Ishte ndeshje shumë speciale, luaja me lojtarë që stërvitem çdo ditë. Ndihem krenar për këtë ngjyra, jam më gati se kurrë. Nuk ndryshoi asgjë, grindën e kishim nga minuta e parë në të fundit. Duhet të vazhdojmë së bashku kështu. Duhet të aktivizohem më shumë për trajnerin, jam në formën time më të mirë.

Jam shumë i karikuar, kjo është forma më e mirë, pres të luaj akoma më shumë me Kombëtaren. Ndihem i lumtur, por dua të aktivizohem akoma më shumë”, u shpreh Uzuni.

 

 

SHKARKO APP