Uzuni nis aventurën amerikane, kalon te Austin për 12 milionë euro

Myrto Uzuni po bëhet gati për jetën e re në SHBA. Futbollisti i Kombëtares sonë të kryejë shumë shpejt vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të bashkohet me klubin e Austin.
Sipas spanjolles “AS”, Uzuni sot do të kryejë vizitat mjekësore në Madrid, e më pas do të niset drejt SHBA për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Austin, për të vazhduar një tjetër kapitull të karrierës së tij në MLS.
Amerikanët do të paguajnë klauzolën e shitjes së Uzunit me vlerë 12 mln euro. Por me largimin e tij, drejtuesit do të duhet që të gjejnë një sulmues që të jetë prodhimtar përpara portës, po aq sa edhe Uzuni. Vështirë që kjo të realizohet, ndërsa në 18 takime në La Liga 2, 29-vjeçari ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist. Në total ai është aktivizuar 1417 minuta.
Granda tentoi që ta bllokonte transferimin, por rebelimi i lojtarit kuqezi bëri që ata në fund të dorëzoheshin e të pranonin kërkesën e tij për ta lënë të lirë. Uzuni kërkoi rritje rroge, por kërkesa ekonomike nuk u plotësua.
KOHA JONË SONDAZH

