Uzuni nuk di të ndalet, shënon sërish në fitoren e Ferencvaros

Myrto Uzuni ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin hungarez të futbollit e këtë radhë ka ndihmuar Ferencvarosin që të kthehet në kreun e renditjes ku mungonte që në start të këtij edicioni.

Skuadra e sulmuesit shqiptar ka fituar sot me shifrat 2-0 në fushën e Gyirmot, në një përballje të vështirë që u zhbllokua pikërisht nga goli i sulmuesit shqiptar.

Ai gjeti rrjetën në minutën e dytë pas pushimit të sfidës dhe kështu ia bëri punën më të thjeshtë Ferencvarosit që ishte munduar në çdo mënyrë që të shënonte deri atëherë ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?