Uzuni prezantohet te Granada: Më kanë pritur shumë mirë, jam gati për këtë përvojë të re!
Mesditën e sotme Myrto Uzuni ka bërë prezantimin zyrtar si futbollist i Granadas. Sulmuesi shqiptar debutoi tashmë me skuadrën e re në La Liga, si titullar në “Santiago Bernabéu” kundër Real Madridit.
“Granada e kisha njohur tashmë qysh kur luajti në Europa League kundër Teutës. Një nga miqtë e mi më të mirë është Rey Manaj dhe e pyeta për ekipin.
Debutimi ndaj Realit? Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër lojtarëve me cilësi të lartë. Por të luaja në ‘Santiago Bernabéu’ ishte një ëndërr e realizuar. Ajo që më ka bërë më të lumtur është dhënia e minutave në atë sfidë. Dua të vazhdoj kështu, duke punuar shumë në stërvitje.
Dallimet me Hungarinë? Shumë gjëra ndryshojnë. Liga spanjolle është një nga më të mirat në botë. Do të përpiqem të jap më të mirën këtu. Gjithmonë përpiqem të besoj në veten time dhe të jem i përgatitur. Më tej është vendimi i trajnerit se kush do të luajë. Nuk dua të krahasohem me askënd, te Granada ka futbollistë shumë të mirë.
Shokët e rinj? Më kanë pritur mjaft mirë, të gjithë janë njerëz shumë pozitivë. Mentaliteti im është gjithmonë të jap më të mirën e mundshme. Do të luftoj në maksimum për këtë fanellë.
Trajneri Robert Moreno? Është një nga trajnerët më të mirë që kam takuar; analizon gjithçka shumë mirë, si stërvitjet, ashtu edhe ndeshjet. Mendoj se do të më bëjë të rritem si futbollist”, deklaroi Uzuni në konferencën e prezantimit.
📹Myrto Uzuni conduce el balón en su presentación en el Nuevo Los Cármenes como nuevo jugador del @GranadaCF🔴⚪ https://t.co/0LD6w8duKe pic.twitter.com/7udiz5KtV3
— Granada CF VAVEL (@GranadaCF_VAVEL) February 11, 2022
KOHA JONË SONDAZH

