Uzuni prezantohet tek Austin: Do i bëj tifozët të lumtur duke shënuar shumë gola!

Myrto Uzuni prezantohet zyrtarisht tek Austin. Sulmuesi është gati të nis aventurën e re në “tokën e premtuar”. Ekipi amerikan e prezantoi me shumë buje blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, pasi kartoni i sulmuesi kuqezi i kushtoi 12 milionë euro.

Uzuni u shndërruar në një nga 10 blerjet më të shtrenjta në MLS. Myrtonuk i fshehu emocionet për këtë transferim tek ekipi i Austin teksa zbuloi edhe një herë arsyet pse mori këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, tha bomberi beratas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uzuni firmosi një kontratë me ekipin e Austin deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Sulmuesi kuqezi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10-të.

Swiss Digital Mobile Reklama
Uzuni prezantohet tek Austin: Do i bëj tifozët të lumtur duke shënuar shumë gola!
Austin FC Introductory Press Conference: Myrto Uzuni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?