Uzuni reagon për kritikat në rrjetet sociale pas dasmës së motrës: Dikur isha me zero, s’i shpenzova në diskoteka …
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka reaguar pas komenteve negative që ndoqën videon e përhapur në rrjetet sociale nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur para gjatë festës. Pamjet, të cilat u shpërndanë me shpejtësi, nxitën një valë kritikash dhe ofendimesh të padrejta ndaj futbollistit.
Përmes një mesazhi të gjatë në Instagram, Uzuni ka sqaruar se gjithçka ishte një moment gëzimi i sinqertë në rrethin familjar. Ai theksoi se gjesti nuk duhet parë me keqdashje, pasi për të dhe familjen kishte një kuptim emocional.
“Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht gëzim për motrën time. Ka shumë xhelozi, por unë jam rritur nga zero dhe sot kam mundur t’i siguroj familjes së ardhmen. Faleminderit Zotit!”, ka shkruar sulmuesi.
Uzuni vuri në dukje se suksesin e tij e ka arritur me mund dhe sakrifica, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë të pahijshme: “Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe. Çfarëdo që të bësh, dikush do komentojë. Unë thjesht veprova ashtu si ndjeva.”
Në mbyllje të reagimit, lojtari falënderoi ata që kanë treguar mirëkuptim dhe mbështetje në këtë situatë: “Faleminderit atyre që respektojnë gëzimin e familjes! Gëzime paçi në familjet tuaja!”.

KOHA JONË SONDAZH

