Uzuni “SMS” Sylvinhos, shënon tjetër dopietë në Spanjë (VIDEO)
Myrto Uzuni po kalon një moment të artë në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar, po konfirmohet çdo ditë si lojtari më i rëndësishëm te Granada.bUzuni shkëlqeu edhe këtë fundjavë, duke shënuar një dopietë golash, për t’i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij ndaj Eldense.
Beratasi shënoi në minutën e 17-të me penallti, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2-0 për vendasit.
Megjithatë në të dytën miqtë barazuan 2-2 dhe këtu përsëri në skenë doli Uzuni. Në minutën e 90-të, 29-vjeçari shënoi golin vendimtar të takimit, duke kompletuar dopietën dhe për t’i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij.
Uzuni shkon në kuotën e 43 golave me fanellën e Granadës në total dhe është vetëm një gol larg rekordit historik, si golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
GOOOOOOOOOLLLLL. 👌
Myrto Uzuni (penalty). 1-0. #GranadaCF #GranadaEldense pic.twitter.com/ivmvkwAERI
— Mark | Guiri Granadinista (@G_Granadinista) November 9, 2024