Uzuni vendimtar në Hungari, shënon tjetër gol dhe i jep fitoren Ferencvarosit (VIDEO)
Myrto Uzuni vijon të lërë gjurmë në Hungari edhe në ndeshjen e javës 16-të mes Ferencvaros dhe Honved.
Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë gol në minutën e 92 të takimit (1-0) që Frencvarosi zhvilloi kundër Honved, duke i dhënë kështu skuadrës së tij 3 pikë me vlerë në garën për titullin kampion.
Uzuni ndoqi mjaft mirë aksionin duke devijuar topin në rrjetë. Ferencvarosi arrin në 35 pikë duke mbajtur edhe kreun e klasifikimit në kampionatin hungarez, me vetëm 2 pikë më pak se skuadra e Kisvardas.

KOHA JONË SONDAZH

