Valencia reagon: U surprizuam nga Gasperini, rrezikoi jetën e shumë personave

Ditën e djeshme trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini deklaroi se kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit para dhe gjatë ndeshjes së kthimit ndaj Valencias, në Ligën e Kampionëve. Ky rrëfim ka protokuar edhe reagimin e spanjollëve, që nëpërmjet një deklarate zyrtare në faqen e klubit mbrëmjen e djeshme.

Klubi i Valencias akuzoi trajnerin italian, se duke e ditur për shenjat dhe duke mos marrë masa vetizolimi, por duke vijuar të drejtojë skuadrën nga pankina, ka rrezikuar jetën e shumë të tjerëve që ishin atë mbrëmje në stadium, ndonëse ndeshja u luajt me dyer të mbyllura.

“Duke parë deklaratat e trajnerit të Atalantës, Gian Piero Gasperini, dhënë për mediat italiane këtë të diel, ne jemi të surprizuar se si trajneri i skuadrës rivale në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve është i vetëdijshëm që si një ditë para, ashtu edhe ditën e ndeshjes në ‘Mestalla’ kishte shenja të infektimit me koronavirus dhe nuk mori pasa parandaluese, duke vënë në rrezik persona të shumta gjatë udhëtimit dhe qëndrimit të tyre në Valencia”, thuhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Ndeshja u luajt me dyer të mbyllura, vetëm pak ditë pasi të vendosej ndërprerja e të gjithë aktiviteteve futbollistike, ndërsa sfida e luajtur më herët në “San Siro”, cilësohet si një ‘bombë” që ka shumë qytetarë nga Bergamo.

SHKARKO APP