Valencia turpëron me “poker” Realin, Soler shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Real Madrid vazhdon të vuajë në La Liga, teksa ka pësuar humbjen e dytë sezonale. Skuadra e Zidane u turpërua 1-4 në transfertën ndaj Valencia. Sfida në fakt nisi mjaft mirë për Los Blancos që zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 23-të me Karim Benzema, por avantazhi i tyre do të zgjaste shumë pak.

Reagimi i Valencias vjen menjëherë me Soler që do të barazonte me Soler në minutën e 35-të, ndërkohë që 8 minuta më pas VAR vendosi drejtësinë për një gol fantazmë që në fakt nuk u sinjalizua nga teknologjia e vijës.

Në fraksionin e dytë arbitri Manzano akordoi dy penallti të tjera, që do të ktheheshin në gol nga Soler. 23-vjeçari kompletoi tripletën personale, teksa do të merrte topin në shtëpi. Pas kësaj humbje Reali mbetet në vendin e katërt me 16 pikë, teksa kryesimin e mban Real Sociedad me 20 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP