Valverde: Me fat që stërvis Messin, nuk do të tërhiqet nesër
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valderde ka folur në prag të sfidës së radhës në kampionat ndaj Mallorcas duke kërkuar kujdes nga lojtarët e tij. Strategu i katalanasve komentoi edhe vlerësimin e Messit me “Topin e Artë”, duke e cilësuar veten si trajner me fat që e stërvit atë.
“Mallorca është një skuadër që luan pa frikë dhe në transfertë kanë shfaqur probleme, por do të përpiqen që të bëjnë mirë ndaj nesh. Tërheqja e Messit? Leo është 32 vjeç dhe nuk mendoj se do ta mbyllë nesër. Kur një lojtar kalon 30-at, gjithmonë e sheh fundin më pranë. Duhet parë si diçka natyrale.
6 ‘Topa të Artë’ të mara së bashku janë fantastike dhe i ka merituar. Jam me fat që kam stërvis Messin. Duke qenë ditë pas dite me të, nuk e sheh shumë vlerën, por më vonë me siguri që do ta ndjej më shumë. Mund të them se jemi në kohën e Messit”, u shpreh Valvede. /R.Lika-Koha Jone/