Valverde s’i beson Napolit: Të fortë me Mertens dhe Insigne-n

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk i beson shumë Napolit për përballjen e fazës tjetër në Champions League.

“Është një kundërshtar i fortë dhe i komplikuar me një atmosferë fantastike në stadium, kurrë nuk i dihet kur përballesh në këto ndeshje. Kanë futbollistë të rëndësishëm si Insigne dhe Mertens.

Në Amerikë (kur u përballën dy herë) kanë treguar se se kanë kualitet dhe një ekip që luan mirë. Do të shohim se si do të jemi kur do të përballemi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valverde e njeh mjaft mirë atmosferën në San Paolo, pasi ka qenë pjesë e Ahletic Bilbaos në vitin 2014: “Ka atmosferë të ndezur, një stadium ku ka shumë tifozeri. Jemi mësuar të luajmë në ambiente të tilla, të luash ndaj Napolit do të jetë bukur”, deklaroi Valverde. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?