Valverde zbulon sekretin: Zidane të flet sikur është shoku yt

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde është kthyer në titullar të rregullt te skuadra Los Blancos duke fituar besimin e trajnerit, Zinedine Zidane. Strategu francez është i njohur për marrëdhëniet e ngushta që krijon me futbollistët e tij, teksa një gjë të tillë e ka evidentuar edhe Valverde

“Zidane të flet sikur e ke shok. Çdo fjalë që na thotë duhet të mbahet sekret. Pavarësisht se është trajner, ai mbetet një legjendë e klasit botëror.

Mesfushori uruguaian më tek shtoi se është një fans i madh i shokëve të skuadrës në mesfushë, Modric, Casemir dhe Kroos, të cilët sipas tij kanë një qetësi të admirueshme. Valverde është kthyer në një nga mesfushorët më të mirë në botë, teksa nuk mungojnë edhe ofertat nga skuadrat angleze. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP