Van Basten shpërthen ndaj Salah: Ka trurin e një insekti, Slot i drejtpërdrejt!
Marco van Basten ka shkaktuar furtunë të vërtetë mediatike rreth Mohamed Salah, i cili tashmë ndodhet në qendër të kritikave pas deklaratave ndaj trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot.
I ftuar në “Ziggo Sport”, legjenda holandeze goditi drejtpërdrejt kapitenin e Egjiptit, duke e cilësuar sjelljen e tij të gabuar dhe madje duke thënë se “ka trurin e një insekti”, një koment që u përhap menjëherë në mbarë botën.
Sipas Van Basten, Salah po kalon një sezon larg nivelit të tij të zakonshëm: “Vitin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm, por muajt e fundit ka dhënë shumë pak. Slot është njeri i drejtpërdrejtë e i sinqertë, ndërsa Salah ka filluar ta sulmojë dhe të sillet në mënyrë të papërshtatshme.”
Deklarata të forta, që vijnë në mbrojtje të teknikës holandeze dhe përshkruajnë tensionin e madh që po përjeton Liverpooli.
Kriza shpërtheu pas tre ndeshjeve radhazi të Salah nga stoli në Premier League. Pas përjashtimit të tretë, në duelin ndaj Leedsit, ai shpërtheu para mediave: “Kam dhënë gjithçka për këtë klub, dhe tani gjendem në stol pa asnjë shpjegim. Duket sikur dikush dëshiron të më paraqesë si fajtorin e vetëm.”
KOHA JONË SONDAZH

