Van Basten sulmon ashpër Messin: Luan si pastiçier!

Marco Van Basten nuk është nga ata që kursehet që të thotë mendimin e tij. Ish-futbollisti i njohur holandez, në një intervistë për kanalin televiziv Ziggo Sport” ka komentuar nisjen shumë të dobët të këtij sezoni nga Barcelona. Në veçanti ai është ndalur te periudha aspak e mirë e Lionel Messit.

“Nuk më pëlqejnë ndeshjet e tij (i referohet Messit). Nuk ia vlen që të luash afër tij, po luan keq. Ai dhe Griezmann po luajnë si pastiçier. Sigurisht që nuk ka ndikim fakti që ndeshjet luhen pa publik”, tha holandezi.

Më pas ai dha një mendim edhe për raportin mes francezit dhe argjentinasit, teksa mes tyre asnjëherë nuk ka pasur harmoni.

“Griezmann nuk është i kënaqur te Barcelona. Ka rrëmujë në lidhje me të, nuk është personi që ne njohim”, tha Van Basten. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP