Van Dijk: Organizimi i tmerrshëm, duhet të kualifikoheshim ndaj Malit të Zi!
Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk ka kritikuar skuadrën për paraqitjen ndaj Malit të Zi sidomos pas minutës së 80-të kur tulipanët pësuan dy gola dhe e mbyllën ndeshjen ndaj përfaqësueses ballkanase në barazim 2-2.
Një rezultat që detyron Holandën të luajë për të mos humbur ndaj Norvegjisë nëse dëshiron kualifikimin direkt në Botëror. Mbrojtësi e ka cilësuar si skandaloze paraqitjen kundër Malit të Zi.
“Duam të kemi gjithmonë topin në kontroll, të gjithë duam të luajnë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë. Por futbolli nuk është i tillë pasi duhet të dish edhe të mbrosh dhe këtë gjë nuk e bëmë ndaj Malit të Zi.
Organizimi që i bëmë lojës nuk ishte i mirë. Mund ta përshkruaj thjeshtë si të tmerrshëm. Duhet të ishim kualifikuar ndaj Malit të Zi me gjithë respektin që kam për ta”, deklaroi Van Dijk.
KOHA JONË SONDAZH

