Van Dijk zbulon sulmuesin më të rrezikshëm në botë
Virgil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në botë në vitet e fundit në futbollin evropian. Ai ka qenë shpesh herë edhe përballë yjeve të futbollit botëror. Në një intervistë për mediat holandeze, mbrojtësi 30-vjeçar ka analizuar sulmuesit me të cilët është përballur, por nuk ka shumë dyshime për më të vështirin.
“Lionel Messi është padyshim më i vështiri për t’u përballur. Mbrëmjen që humbëm 3-0 në ‘Camp Nou’, ka qenë vërtetë shumë e vështirë ta ndalje, por për fat të mirë përmbysëm gjithçka në ndeshjen e kthimit.
Ai dhe Ronaldo po tregojnë me shifra, se janë vërtetë të jashtëzakonshëm, megjithatë për mua Messi mbetet ende më i miri në botë. Një tjetër sulmues shumë i fortë e i shpejtë, është edhe Erling Haaland, që gjithsesi është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar”, deklaroi mbrojtësi holandez.
KOHA JONË SONDAZH

