Van Gaal “rrëzon” kritikët, meritë e tij triumfi i Junajtid me Liverpul

Manchester United rikthehet në Premier League, duke fituar ndeshjen vendimtare ndaj Liverpulit dhe blindon një vend në zonën Champions, falë aftësive të trajnerit Louis van Gaal. I kritikuar me skemat e tij, gjatë këtij sezoni, mjeshtrit holandez i mjafton një ndeshje për të rrëzuar kritikat dhe për t’i dhënë vetes të drejtë të vazhdojë dhe të insitojë që  Manchester United të mbyllë suksesshëm sezonin e parë në drejtimin e tij. Fitorja 2-1 ndaj Liverpulit të djelën në “Anfield” shkëputi Manchester United pesë pikë nga rivalët dhe ndodhet shumë pranë dy ekipeve që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë,  Manchester City e Arsenal.  Juan Mata e Marouane Fellaini rezultuan vendimtarë në fitoren e fundit ndaj Liverpulit. Specialistët anglezë janë të mendimit se skemat në letër të van Gaal triumfuan përballë Liverpulit. Sa i përket kreut të klasifikimit, Chelsea vazhdon i sigurtë marshimin pas fitores 3-2 në fushë të Hull. Hazard, Diego Costa dhe Remy shënuan golat e fitores për të besuarit e Jose Mourinho, por duhet theksuar se Blutë e Londrës përveç diferencës me 6 pikë ndaj ndjekësit më të afërt, kanë edhe një ndeshje më pak.

 

Premier League

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 30-të – 21 mars  

Swiss Digital Mobile Reklama

 Manchester S-  WBA                     3-0

Aston Vila-Svanesa                      0-1

Neëcastle-Arsenal                        1-2

Southampton-Burnley                   2-0

Stoke- Cristale P.                          1-2

Totenhem-Leicester                      4-3

Uest Hem-Sunderland                  1-0

22 mars

Liverpul – Manchester J.               1-2

Hull –Chelsea                                2-3

QPR-Everton                                1-2

Klasifikimi:  Chelsea 67 pikë ( 1 ndeshje më pak),  Manchester City 61,  Arsenal 60, Manchester United 59,   Liverpul 54, Southampton 53,  Totenham  53, Svansea  43, Uest Hem  42, Stoke 42,  Crystal Palace 36, Neëcastle  35, Everton 34,  UBA 33, Hull 28,  Aston Vila 28, Sanderlend 26,  Burnley 25,  QPR  22,  Leicester  19 pikë (-1 ndeshje).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?