Van Gaal: Sporti ekziston për t’i dekretuar fituesit në fushë

Në javët e fundit ka pasur shumë diskutime në lidhje me rifillimin e kampionateve. Trajneri i shquar holandez, Louis Van Gaal, rreshtohet mes atyre që mbështesin hipotezën që titulli duhet fituar në fushë.

“Për mua është skandaloze se si përdoret shëndeti si justifikim në diskutimin nëse duhet apo jo të kthehemi në fushë për të përfunduar sezonin. Futbolli, tani për tani, nuk ka asnjë vlerë, por kur koronavirusi të mposhtet, duhet të mbyllen garat. Sporti ekziston për të përcaktuar një fitues në fushë e jo për të thënë se pas 25 ndeshjesh ndalim gjithçka dhe shpallim Ajaxin kampion të Holandës.

Në këtë rast, ata që nuk duan të luhet janë ata që nuk janë në një vend të mirë në renditje ose ata që janë jashtë zonës së ftohtë (të shpëtuar nga rënia). Janë klubet që abuzojnë me krizën për interesin e tyre dhe ngrejnë çështjen e shëndetit publik”, deklaroi Van Gaal.

SHKARKO APP