Van Ginkel rrëfen 3 operacionet në gju: Mendova se nuk do të ecja më!

Marco van Ginkel ka zbuluar se mendoi se karriera e tij kishte marrë fund pas një infeksioni në gju, që e detyroi që të qëndronte 3 vjet jashtë fushave të lojës. Futbollisti holandez u operua në vitin 2018, pasi pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar.

Një infeksion shkaktoi ndërlikime serioze teksa ju desh që të operohej tri herë në 6 ditë për të shpëtuar gjurin e tij. 28-vjeçari u rikthye në fushë vetëm muajin e kaluar me skuadrën e PSV Eindhoven, teksa kishin kaluar plotë 983 ditë nga prezenca e tij në fushë.

“Rreziku ishte i madh që të humbisja karrierën. Veçanërisht pas javës së parë të infeksionit, teksa mjekët nuk e dinin se çfarë do të ndodhte. Pas tre muajsh reagova mirë, por do të ishte një kohë e vështirë. Dukej shumë e vështirë që të luaja sërish në nivele të larta me PSV, Chelsea apo ndonjë ekip tjetër. Në atë moment, mendoja më shumë vetëm nëse do të ecja sërish. Futbolli për mua nuk kishte rëndësi”, deklaroi Van Ginkel.

Van Ginkel është ende nën kontratë me Chelsea, pasi ju ofrua një kontratë verën e kaluar, e cila përfundon këtë qershor. Van Ginkel deri më tani është aktivizuar vetëm në dy ndeshje, në të dyja rastet nga stoli. /R.Lika-Koha Jone/

Sulmuesi Van Ginkel është ende nën kontratë në Chelsea deri në fund të fushatës aktuale

 

 

SHKARKO APP