Vangjeli në spital pas ndeshjes me Tiranën, humb ndeshjen me Flamurtarin
Skënderbeu e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, në një përballje mes ekipeve rivale pretendente për titull, falë golit të kapitenit Bledi Shkëmbi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjeve të javës së 25-të, Skënderbeu ndodhet në kuotën e 51 pikëve, një pikë pas Kukësit që kryeson kampionatin. Por kampionët në fuqi , para se të përballen të djelën ën Vlorë me Flamurtarin, nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin Kristi Vangjeli. Ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë në përballjen me Tiranën, pas përplasjes me Kërçikun e Tiranës. Mbrojtësi korçar ka marrë një goditje në kokë dhe pas përfundimit të ndeshjes, ai është transportuar në Spitalin e Korçës ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Mbrojtësit do t’i duhet të paktën një javë që të rikuperohet.
KOHA JONË SONDAZH

