VAR, thatësirë dhe një dëmtim horror! Ndalet Tottenham i Mourinhos

Tottenhami nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 kundër Bournemouth në transfertë, madje, u shpëtua dhe nga VAR, pasi Bournemouth shënoi në sekondat e fundit një gol që u anulua. Në këtë sfidë, pati dhe një dëmtim horror, me mesfushorin Adam Smith që u largua me barelë.

Smith mori një dëmtim në kokë pas një përplasje me Ben Davies dhe lojtarët menjëherë thirrën stafin mjekësor për të hyrë në fushë dhe për t’i dhënë ndihmë futbollistit të dëmtuar. gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe u desh që t’i jepej oksigjen.

Smith mori ndihmën e mjekëve dhe u deshën tetë minuta për të dalë nga fusha e blertë. Harry Kane mendoi t’i jepte zemër lojtarit kundërshtar, duke e ngacmuar me një batutë. “Smith, ju jeni akoma i shëmtuar”.

Ndërsa në takimin tjetër mes Everton dhe Southampton, u shënuan dy gola, por skuadrat sërish ndanë nga një pikë. “Shenjtorët” shënuan të parët me anë të Danny Ings, ndërsa Richarlison, konkretizoi me gol një aksion model të djemve të Ancelottit./abcnews.al

SHKARKO APP