Varane: Jemi kampion bote, kemi ardhur për të fituar!

Kapiteni i Francës, Raphael Varane beson se “gjelat” do të marrin 3 pikë në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Qendërmbrojtësi që aktivizohet te Real Madrid ka kërkuar të harrohet sa më parë paraqitje zhgënjyese në sfidën e fundit ndaj Moldavisë.

 

“Ne jemi kampionët e Botës dhe duam pikët e plota, me qëllim që të ruajmë vendin e parë në grupin tonë. Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statikë, por na u desh të ndryshojmë. Duhet të jemi më dinamikë në lojën tonë. Jemi të motivuar për ta fituar ndeshjen, por ka ndeshje që edhe zhgënjehesh.

Koha ka qenë e shkurtët dhe nuk kishim çfarë do të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm. Unë mund të them, që duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira, por, le t’ia lemë të ardhmes.

E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Duhet të luajmë fort, edhe Deschamps tha që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri”, deklaroi Varane

SHKARKO APP