Vata kritik me Kombëtaren: Sot duhej të kishim 9 pikë. Na mungon “lojtari gol”

I ftuar në “Ora Sport” në RTV Ora mbrëmjen e djeshme, ish futbollisti dhe ish kapiteni i Kombëtares Rudi Vata komentoi barazimin pa gola të kuqezinjëve në transfertën kazake.

Sipas tij, lënia e dy pikëve është e patolerueshme duke parë përbërjen e ekipeve dhe cilësisë së futbollistëve.

Vata shtoi se, pas 3 ndeshjesh Shqipëria duhej të kishte pikë të plota.

“Mendimi im është që, Shqipëria sot duhej të kishte 9 pikë dhe duhej të ishte absolutisht kryesuese e grupit. Me kapacitetin e lojtarëve që ka në dispozicion nuk mund të krahasohemi me asnjë nga kundërshtarët në grup. Kemi lojtarët me piacën më të lartë në treg duke i krahasuar me me të gjithë lojtarët e këtyre kombëtareve të tjera”, u shpreh Vata.

Sipas ish futbollistit të Celtic, Kombëtarja kuqezi ka nevojë për një lojtar gol.

“Ishte një performacë e varfër, që nuk të jepte eksitim. Një performancë që e kuptoje se ndeshja mund të shkonte në çfarëdo lloj rezultati.

Ne na mungon lojtari gol. Ne si kombëtare kemim për tu rrit e kemi për të bërë progres vetëm kur të kemi një lojtar tipi Dzeko, Shevchenko, Lewandowski, një lojtar që tërheq përpara dhe të paktën nga garanton një 1 gol në 2 ndeshje”, vijoi Rudi Vata.

Shqipëria barazoi 0-0 ditën e djeshme në Kazakistan duke shkuar në kuotën e 4 pikëve, po aq sa edhe tre kundërshtarët e tjerë të grupit Kazakistan, Bjellorusi dhe Lituani.

Pas dy ditësh Kombëtarja zhvillon ndeshjen e rradhës, tanimë në transfertën lituaneze.

SHKARKO APP