Vazhdon merkatoja italiane e Partizanit, të kuqtë pranë akordit me ish-lojtarin e Leçes

Luçiano Moxhi dhe Mark Juliano kanë hedhur sytë nga Italia për të kërkuar atje përforcimet për Partizanin e ri. Drejtuesi dhe trajneri i ri i klubit kryeqytetas kanë piketuar lojtarë të ndryshëm nga Seria B dhe C italiane, duke shpresuar që nëpërmjet tyre të plotësojnë vendet e mbetura bosh në skuadër pas largimeve gjatë merkatos së verës.

Emri më i fundit që qarkullon si një përforcim i mundshëm i Partizanit është ai i mesfushorit 25-vjeçar nga Panamaja, Erik Orlando Kuintero Herrera. Mesfushori me origjinë nga Panamaja, ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Itali, ku është formuar në akademitë e Trevizos dhe Veronës.

Lojtari, i cili luan kryesisht në të djathtë të mesfushës, është aktivizuar me skuadra si Pordenone, Avelino, Rimini, Paganeze, Leçe dhe Melfi. Pak ditë më parë ai prishi kontratën që kishte me Leçen, duke qenë tashmë lojtar i lirë. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, lojtrai është kontaktuar nga stafi i ri i Partizanit dhe është pranë një akordi për transferimin në kampionatin shqiptar të futbollit me të kuqtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?