Vazquez largohet nga Real Madrid me 23 trofe: Nder që luaja me këtë klub!

Lucas Vazquez i jep fund aventurës së tij të lavdishme me Real Madrid. Klubi dhe lojtari njoftuan zyrtarisht të mërkurën se 34-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm.

“Po largohem nga Real Madrid, por Real Madrid nuk do të më braktisë kurrë”, shkroi Vázquez në rrjetet sociale. “Kudo që të shkoj, do të them me krenari se pata nderin të luaja për ekipin më të mirë në botë. Faleminderit që më shoqëruat në udhëtimin më të madh të jetës sime.”

Real Madrid ka planifikuar një ceremoni të veçantë lamtumire për ta nderuar një nga figurat më të rëndësishme të viteve të fundit. “Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vázquez, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë karrierës së tij në “Santiago Bernabéu”, Vázquez fitoi plot 23 trofe, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve, katër La Liga dhe tituj të tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë. Ai regjistroi 402 paraqitje me fanellën e bardhë, duke u shquar për fleksibilitetin e tij: ka luajtur si mbrojtës i djathtë, sulmues krahu, mesfushor ofensiv dhe shpesh si zëvendësues i rëndësishëm në ndeshje vendimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?