Vdekja e Bryant, familjarët e viktimave hedhin në gjyq kompaninë e helikopterit

Vanessa Bryant veproi e para, por tani duket se edhe familjet e viktimave të tjera të aksidentit tragjik që i mori jetën yllit të basketbollit Kobe Bryant e kanë ndjekur pas. Bashkëshortja e ish-kampionit të Los Angelos Lakers hodhi në gjyq kompaninë që kishte në zotërim helikopterin e tragjedisë, në muajin shkurt.

Tani edhe familjet e katër pasagjerëve që mbetën viktima në përplasjen e helikopterit në 26 janar, kanë vendosur të nisin një procedim ligjor kundër Island Express Holding Corp, që zotëronte helikopterin që u rrëzua. Procedimi gjyqësor u ngrit nga dy djemtë e mbijetuar të trajnerit të bejsbollit të Orange Coast College, John Altobelli dhe bashkëshortja e tij Keri. Vajza e tyre Alyssa luante basketboll me Gianna, të bijën e Kobe.

Një tjetër proces gjyqësor është prezantuar nga burri dhe tre fëmijët e Christina Mauser, e cila ndihmonte Bryant të stërviste ekipin e basketbollit të vajzës së saj. Denoncimet u paraqitën veçmas të dielën në Gjykatën Superiore në Los Angeles.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?