Vdekja e Kobe Bryant, hetohet shkaku i incidentit

Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni. Të nëntë njerëzit në bordin e helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna.

Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike. Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.

Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit) dhe ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare. Një peticion online për të përdorur imazhin e Kobe Bryant si logo të re zyrtare të NBA-së u mbështet nga më shumë se një milion njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?