Vdes një tifoz dhe plagosen 22 policë gjatë përleshjeve në një ndeshje në Argjentinë (VIDEO)
Tragjedi në Argjentinë, pasi ka humbur jetën një tifoz gjatë një ndeshje të Kupës. Në San Luis, në duelin mes Independiente Ridavivia-Velez Sarsfield, shpërtheu një sherr i madh mes tifozëve të Independientes, shumë prej tyre pa bileta, dhe policisë.
Sipas dëshmitarëve të pranishëm, raporton Ole , tifozi që humbi jetën në fillim refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit dhe më pas pati një atak në zemër. Gjithashtu, raportohet se në përleshjet janë plagosur edhe 22 policë.
Un muerto por incidentes en Indepte Mza y Vélez. Imágenes de la barbarie pic.twitter.com/AJDyZGl8IG
— Diario Olé (@DiarioOle) June 9, 2022
KOHA JONË SONDAZH

