Veç 5 ndeshje, Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit

Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit, dhe lajmin e ka dhënë vetë klubi i Superiores. “K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese”,-shkruan klubi. Vetëm 5 ndeshje, kaq ka zgjatur aventura e Bejzades në stolin e skuadrës nga Shijaku. Këta të fundit tashmë janë në kërkim të një trajneri, me të cilin do synojnë që të arrijnë objektivat e këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?