Vedat Muriqi zgjat “martesën” me Mallorca-n deri në vitin 2029

Vedat Muriqi do të vazhdojë të jetë pjesë e Mallorcas për një periudhë më të gjatë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll për rinovimin e kontratës së tij deri në verën e vitit 2029.

Deri tani, marrëveshja e mëparshme ishte e vlefshme deri në vitin 2027, por palët kanë vendosur të zgjatin bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mallorca përmes një video-mesazhi të publikuar në kanalet zyrtare të klubit, ku konfirmohet që Muriqi mbetet pjesë e projektit afatgjatë të skuadrës.

Në tri sezone e gjysmë me Mallorcan, ai ka zhvilluar 118 ndeshje zyrtare, duke realizuar 35 gola dhe duke kontribuar me 11 asistime. Rinovimi i Muriqit shihet si një sinjal i fortë besimi nga ana e klubit dhe si një angazhim i qartë për vazhdimin e stabilitetit në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?