Veliaj pret basketbollistët e Tiranës, u shpallën kampionë në Kupën e Federatës: Veç kupa e parë nga shumë të tjera

Tirana ishte ekipi fitues i Kupës së Federatës së Basketbollit për Meshkuj 2021. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pritur kampionët e turneut të basketbollit, u shpreh krenar për këtë fitore dhe u ka uruar atyre fitore edhe në ligat e tjera.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme sot që pres kampionët e Tiranës në basketboll. E filluam me kupën e Federatës dhe mezi pres që të jetë vetëm e para në shumë kupa dhe shumë arritje. Është jo vetëm ekipi më i mirë i Shqipërisë, por edhe ekipi me çunat më të mirë, se nuk mjafton vetëm të jesh sportist, ose artist i mirë, por duhet mbi të gjitha të jesh qytetar i mirë. Këta çuna janë fillimisht qytetarë të mirë e pastaj sjellin dhe kupat”,- tha Veliaj.

Kryebashkiaku përgëzoi edhe nismën më të re të biznesit për sponsorizimin e skuadrave të basketbollit, duke nxitur të njëjtën gjë edhe për sipërmarrës dhe ekipe të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E vlerësoj shumë që Neptun është bërë sponsor i skuadrës sonë të Tiranës. Ka zgjedhur ekipin e duhur në momentin e duhur, kur edhe ne po bëjmë maksimumin për sportin dhe i kemi dhënë vëmendje si kurrë më parë, por kemi nevojë edhe për privatin. Ndaj jam shumë i lumtur që Neptun e hap këtë risi, por ne kemi dhe ekipe të tjera. Nëse ka sipërmarrje, apo biznese të tjera që duan të jenë sponsor gjeneral, le ta bëjnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të rikthejë Kupën e Federatës në sezonin 2021-2022. Ky turne nuk zhvillohej në vendin tonë prej pesë vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?