Miqësore/Shqipëri-Kosovë luhet në Elbasan Arena me 11 nentor

FSHF zbulon detaje rreth miqësores vëllazërore me Kosovën e cila do të luhet të mërkurën e ardhshme më datë 11 nëntor.

Ndeshja e cila do të shërbejë si një sfidë para përgatitore për dy duelet që si Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë për “Nations League”, do të zhvillohet në Elbasan Arena në orën 16:00.

FSHF ka përzgjedhur stadiumin e Elbasanit në mënyrë që “Air Albania” të jetë në kushte sa më të përshtatshme për dy sfidat e “Nations League”.

 

SHKARKO APP