Vëllezër por me kombëtare të ndryshme, Inaki Williams: Uroj ta coj vëllain në shtëpi!

Inaki dhe Nico Williams janë vëllezër, të dy luajnë me Athletic Bilbaon në La Liga, por në Botërorin e Katarit garojnë me Kombëtare të ndryshme. Inaki zgjodhi Ganën, ndërsa Nico është pjesë e Spanjës.

Inaki debutoi dy muaj më parë, ndërkohë që tani do të provojë për herë të parë emocionet e pjesëmarrjes në një Kupë Bote.

“Në fillim e refuzova ftesën e presidentit të Federatës, i cili erdhi të më takonte në Bilbao për të më bindur të pranoja ftesën e Ganës. Më pas, prindërit e mi insistuan që të pranoja. Gana u kualifikua në Botëror, trajneri Addo më ka telefonuar disa herë, por nuk isha i bindur.

Më pas bisedova me gjyshin tim. Ai më tha se e kishte ëndërr të më shihte me fanellën e Ganës, kështu që pranova. Nico? Ne jemi profesionistë. Unë e di se çfarë rëndësie ka për karrierën e tij aktivizimi me Spanjën.

Shpresoj të përballem në Botëror me Spanjën dhe ta nis Nicon në shtëpi, për të gëzuar gjyshin, i cili bën tifozllëk për mua në Kupën e Botës”, deklaroi Inaki Williams.

SHKARKO APP