Vëllezërit marrin armët: Gati që të luftojmë për Ukrainën
Vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko, dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë në boks, janë shprehur të gatshëm të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë Ukrainën nga sulmi rus. Vitali është aktualisht kryetar i Bashkisë së Kiev, por të dy ish-boksierët janë ikona të peshës së rëndë.
“Jam gati të marr armën dhe të luftoj. Nuk kam alternativë tjetër. Unë besoj tek Ukraina, besoj tek populli im”, u shpreh 50-vjeçari Vitali Klitschko (45 fitore e 2 humbje në ring), ish-kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë WBO e WBC.
Wladimir Klitschko ka qenë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Ai është regjistruar së fundi në radhët e rezervistëve dhe i gatshëm për të luftuar.
KOHA JONË SONDAZH

