Vëllezërit Xhaka “pushtojnë” Tiranën

 

I pari që pati njoftuar për vizitën e tij në shtëpi, ishte vëllai i vogël i familjes Xhaka, Graniti. Mediat kosovare, disa ditë më parë zbuluan faktin se kapiteni i Borussia Monchengladbach, kishte mbërritur në Kosovë, aty ku kishte nisur të shijojë pushimet dimërore të akorduara nga skuadra e tij.

Në ndihmë të mediave kosovare, ka qenë vetë Xhaka që ka postuar një foto ku qëndron bashkë me disa prej familjarëve të tij në njërën nga kafenetë e Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm një ditë më vonë familjes iu bashkua edhe djali i madh, teksa edhe Taulanti, duke përfituar nga leja e akorduar prej ekipit të tij Basel, në këtë pauzë të kampionatit zviceran, udhëtoi drejt Prishtinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditë festive dhe momente qetësie nga aktivitetet futbollistike për dy vëllezërit, të cilët po i shijojnë maksimalisht në shoqërinë e familjarëve dhe miqëve, sikurse dhe duke qenë pjesë e eventeve artistike.

Por Prishtina dhe Kosova në tërësi nuk ishin destinacioni i vetëm i vëllezëve Xhaka. Këta të fundit sapo kanë njoftuar publikisht vizitën e tyre më të fundit në Shqipëri, teksa janë shfaqur në qendër të Tiranës, raporton Telesport.

Pushimet dhe udhëtimet e vëllezërve Xhaka do të vijojnë edhe për pak ditë, deri në rikthimin e tyre me ekipet respektive, në Gjermani dhe Zvicër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?