Vendimi drastik i Lyon-it, lë të papunë futbollistët për shkak të koronavirusit
Drejtuesit e Lyon, kundërshtarit të Juventusit në Chamions League, kanë vendosur që të largojnë nga puna përkohësisht lojtarët pas pezullimit të ndeshjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pas Amiens, Mintpellier, por edhe Nimes ishte koha e Lyon që të shpallte papunësinë e pjesshme këtë javë.
“Duke marrë parasysh masat e marra nga autoritetet për të luftuar përhapjen e Covid-19, e cila çoi në pezullimin e të gjitha ndeshjeve dhe seancave stërvitore, Olympique Lyon, si dhe klubet e tjera të Ligue 1 , raporton se ka vënë të gjithë stafin sportiv në papunësi të pjesshme deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha klubi në një shënim.
Shteti francez kompenson pagën deri në 4.5 herë më shumë se paga minimale. Klubi ndërkohë paguan 70% të pagave bruto. /R.Lika-Koha Jone/