Vendimi drastik te Juventusi, Pirlo përjashton 3 futbollistë për derbin
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Torinos. Strategu fillimisht u ndal te festa që organizuan Dybala, Arthur dhe McKennie.
“Do të flasë fillimisht për mbrëmjen e kaluar dhe më pas për ndeshjet. 3 lojtarët e përfshirë nuk do të grumbullohen për sfidën e nesërme. Të shohim se kur mund të kthehen për të punuar. Këto gjëra ndodhin, por duhet të bëhen kur është e mundur. Ky nuk është momenti që duhet të ndodhte, sepse njerëzit po i respektojnë rregullat, dhe për më tepër ishte dy ditë para ndeshjes. Duam të japim një sinjal dhe një shembull.
Torino ka ndryshuar me trajnerin e ri. Duhet të futemi me urinë e duhur. Me lojtarët nuk kam pasur asnjë takim, shumë prej tyre kanë mbërritur vetëm dje. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe atë që ka ndodhur në javët e fundit. Derbi është një ndeshje ku duhet shumë dëshirë për të fituar, por duke mos pasur frikë.
Kemi një ekip të formua nga kampion që dinë si ti kalojnë momente të tilla. Alex Sandro është mirë dhe është rikuperuar nga dëmtimi. Është një ndër të paktit që është stërvitur rregullit. Ronaldo është mirë, u nervozua me të drejt në kualifikueset e Botërorit për shkak të atij goli”, u shpreh Pirlo.