Vendimi i fundit në Gjermani vë në rrezik të madh rifillimin e Bundesligës

Zgjatja e ndalimit të tubimeve të mëdha në Gjermani deri në fund të gushtit vë në rrezik rifillimin e Bundesligës për të filluar përsëri në maj ndeshjet e mbetura me dyer të mbyllura. Njoftimin e dha Kancelarja Angela Merkel, e cila ka vendosur që të mos mblidhen më shumë se dy persona, duke bërë që tashmë kampionati të jetë në rrezik.

Pas bisedimeve midis Merkel dhe 16 qeveritarëve të shtetit për lehtësimin e kufizimeve, bavarezi Markus Soder tha se Bundesliga nuk është problem, duke u shprehur se ka përparësi shumë më të mëdha se futbolli.

Bundesliga, e cila u ndal më 11 mars, shpresohej që të riniste në maj, teksa shumë skuadra prej disa ditësh kanë filluar përgatitjet, duke planifikuar edhe praninë e shumë pak personave në stadium. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP