Vendoset data, Joshua dhe Pulev zbresin në ring

Boksieri britanik, Anthony Joshua, do të luftojë me bullgarin, Kubrat Pulev, më 12 dhjetor të këtij viti, ku do të mbrojë titullin e kampionit botëror në pesha të rënda në versionet WBA, IFB dhe WBO. Lajmin e konfirmoi vetë Pulev në faqen e tij dhe kjo u mirëprit nga të gjithë adhuruesit e arteve marciale.

Pulev shkroi:

Është zyrtare: Unë do luftoj kundër Joshua më 12 dhjetor në Londër. Data dhe vendi janë përfundimtare. Pa kthim, pa vonesë, pa takime të reja. Le të fitojë më i miri”
Në këtë moment nuk dihet nëse do të ketë të pranishëm në këtë ndeshje apo jo, pasi masat e mbrojtjes pandemike janë ende në fuqi. Pulev u tërhoq nga lufta kundër Joshua në 2017 për shkak të një dëmtimi në shpatull, por pas tre vitesh ai më në fund e fitoi sërish atë mundësi.

SHKARKO APP