Venezia përmbysje spektakolare ndaj Romës së Mourinhos, Kumbulla në fushë si titullar (VIDEO)
Venezia i ka shkaktuar një humbje të rëndë Romës, duke bërë një përmbysje spektakolare në shifrat 3-2. Vendasit shënuan të parët që në minutën e 3-të me Caldaran. Roma reagoi mjaft mirë duke përmbysur gjithçka në fundin e fraksionit të parë me Shomurodov dhe Abraham.
Pjesa e dytë ishte akoma dhe me më shumë raste nga të dyja ekipe, por Venzea u tregua më e saktë. Në minutën e 65-të kAramu barazoi sfidën me penallti, ndërkohë që 9 minuta më pas Okereke përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh ekipin e Venezias.
Marash Kumbulla ishte në fushë deri në minutën e 66-të, teksa Mourinho e zëvendësoi menjëherë pas golit të barazimit. Roma tashmë ndodhet në vendin e pestë me 19 pikë ndërsa Venezia në vendin e 14 me 12 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

