Venger, van Gal e Rodgers, kush do të mbetet jashtë Champions (Foto)

Fitorja e fundit e Liverpulit ndaj skuadrës së Manchester Sitit, i ka dhënë shanse të mëdha Çelsit të Londrës, që të fitojë titullin kampion në Premier League.  Por kjo fitore ka futur Liverpulin në valle për  një vend në Champions League, teksa Manchester Siti e Çelsi, si ekipe rivale për titull konsiderohen të sigurta në Angli. Janë tre ekipet e tjera të mëdha, Mançester Junajtid, Arenali e Liverpuli, ku njëra prej tyre do të mund të mbetet jashtë zonës Champions, me siguri.  Pa harruar edhe ekipet e Sauothampton, Svansea e Totenhemit, që mund të kenë rritje gjatë javëve të mbetura. Megjithatë, për Luis van Gal, që drejton Djajtë e Kuq, Arsen Venger, trajneri i Arsenalit dhe Rodgers i Liverpulit, gara është e hapur dhe e qartë se njëri prej tyre do të përqafojë në fund dështimin. Aktualisht vetëm tre pikë i ndajnë në klasifikim ekipet e Mançester Junajtid, Arsenalit e Liverpulit. Skuadra e Brendan Rodgers ka pasur performancën më të mirë pas janarit, në pesë vitet e fundit.  Trajneri i Të Kuqve ka marrë më tepër pikë në drejtimin e ekipit të tij në javët e fundit se dy kolegët e Mançester Junajtid dhe të Arsenalit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?