Veprimi magjik i Paje, bën për barelë portierin pa e prekur fare (VIDEO)

Dje janë luajtur disa ndeshje të kampionatit francez, teksa Strasburgu luajti në transfertë ndaj Marsejës. Ekipi i Rusi Garsias fitoi me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në vendin e dytë me 9 pikë më pak se PSG, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Por ajo që do të mbajnë mend të gjithë nga dje është padyshim veprimi spektakolare i Paje, i cili dy minuta nga fundi i ndeshjes me një veprim spektakolare, jo vetëm që shënoi gol, por edhe dëmtoi portierin kundërshtar.

Oukidja u mundua që ta ndalte yllin e Marsejës, por veprimi i sulmuesit e la të shtangur në vend, teksa më pas ai kërkoi edhe zëvendësimin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?